Konjufca: Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

Konjufca: Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh edhe kryeparlamentar, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët e krishterë, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi për media, u.d i presidentit thotë se në këtë kohë pandemie, nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të urojmë njëri-tjetrin nga distanca.

Ai shton se Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Në këtë kohë kur virusi Covid-19 ka pllakosur botën, jemi të shtrënguar të urojmë njëri-tjetrin nga distanca. Pashkët janë festë e paqes dhe ringjalljes, zemërgjerësisë, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja mirësi e begati”, ka thënë ai. /Insajderi.com