
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka ironizuar në seancën e sotme të Kuvendit me rritjen e pagave për qeveritarët.
“Po i shohim gati krejt ministrat këtu, nuk e paskam dit që problemi ka qenë të rritja e rrogave për me ardh ju të gjithë këtu”, tha ai.
Sipas Konjufcës leximi i dytë i projektligjit për buxhet po bëhet pas një vendimi kontrovers dhe të gabueshëm të kryeministrit për rritje rrogash.
“Shumë më mirë të ishte që ky vendim i keq të merrej përpara shqyrtimit të buxhetit që ne me pa koston vjetore që do ta ketë Republika e Kosovës”.
Për më tepër Konjufca e ka quajtur konflikt interesi vendimin e kryeministrit Haradinaj.
“Shembulli më i keq është nëse zyrtarët publikë, kompentencat që i kanë me i shfrytëzu me i rrit pagat vetes. Ne duhet herë do kur me apliku shembullin amerikan që kongresmenët nuk mund t’ia rrisin pagat vetvetes”.
“Të vendosësh për vetveten dhe të rrisësh pagën 120 % si shpërblim që ke bërë 100 ditë qeverisje, atëhëeë shtrohet pyetja çfarë do të ndodhë kur i bëni 200 ditë”, tha Konjufca.