Kryetarja e Senatit të Italisë, Maria Elisabetta Alberti Casellati, ka uruar zgjedhjen e Glauk Konjufcës si krye parlamentar.
“Dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për zgjedhjen Tuaj Kryetar i Kuvendit të Kosovës, vend të cilin pata kënaqësinë ta vizitoja menjëherë pas zgjedhjes sime Kryetare e Senatit. Uroj që, pasi të kenë përfunduar kufizimet e vendosura nga kjo pandemi, do të kemi mundësi për dialog dhe takim personal. Ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e saj,
Glauk Konjufca më 22 mars është zgjedhur kryetar i Kuvendit me 69 vota.
Të njëjtën post ai e kishte edhe vitin e kaluar, por ia liroi Vjosa Osmanit e vetë kaloi si kryediplomat. /Insajderi.com