Konjufca: Prapa Telekomit qëndron PDK-ja dhe kryetari i kësaj partie

Konjufca: Prapa Telekomit qëndron PDK-ja dhe kryetari i kësaj partie

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli, miqtë e tij dhe partia e tij e kanë orkestruar Telekomin e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë familjar të punësuar në Telekom, pasi Veseli paraprakisht tha se Konjufca mund të ket1% më shumë familjarë të punësuar në Telekom.

“.. Mos me u gutë si Glauku, se gabon. Se ba’ vaki që i dalin ma shumë familjarë këtij sesa mu”, tha Veseli.

E Konjufca u kundërpërgjigj me akuza jo vetëm për Veselin, por edhe për PDK-në e Hashim Thaçin.

“Unë nuk kam në Telekomin e Kosovës asnjë familjar, por zoti Veseli ka shumë miq dhe miqtë e tij së bashku me partinë e tij, unë insistoj që e kanë orkestru prapë Telekomin e Kosovës. Dhe meqë po dëshirojmë, unë i kam listu këtu 6 fakte të pakontestueshme që PDK-ja qëndron prapa kësaj pune, e ky është kryetari i kësaj partie”, ka thënë Konjufca.