Konjufca prezanton tre hapa për të respektuar rezoluten për Telekomin e Kosovës

Konjufca prezanton tre hapa për të respektuar rezoluten për Telekomin e Kosovës

Glauk Konjufca, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka prezantuar tre hapa me të cilët duhet të respektohet rezoluta për Telekomin e Kosovës.

Në seancë e jashtëzakonshme për Telekomin e Kosovës e thirrur nga VV dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK), Konjufca ka thënë se kjo çfarë është duke i ndodhur Telekomit është një shkatërrim i madh, raporton Gazeta Insajderi.

“Tre hapa duhet të ndodhin, ta respektojë rezolutën e cila është krijuar në korrik të vitit të kaluar, hapi i dytë është mosnjohja e kurrfarë borxhi ndaj Z Mobile, Kosova nuk i ka asgjë borxh Dardafonit dhe hapi i tretë duhet të mos vazhdohet kontrata me Z Mobile, sepse Qeveria ka kontroll mbi Telelkomi. Konsiderojë se qeveria i ka të gjitha drejtat ligjore që mos ta vazhdojë kontratën e tyre”, ka thënë Konjufca.

Konjufca në fjalimin e tij në Kuvend ka folur që nga kontrata të cilën Telekomi e ka nënshkruar me operatorin Dardafon net, raporton Gazeta Insajderi.

“E dyshimtë është kontrata e Telekomit me një operator virtual Dardafon net. Një operatori privat i ishte falur kjo kompani dhe kjo kontratë e cila ishte nënshkruar me Dardafon ish dashtë të dënohet me burgim”, ka thënë Konjufca.

Tutje Konjufca ka vazhduar duke e akuzuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për gjendjen në Telekom duke e akuzuar se ai është njëri prej personave i cili është duke i kontribuar shkatërrimit të Telekomit.

“Tash vjen episodi i dytë i Telekomit, ku rasti shkon në arbitrash e cila vendosi në favor të Z Mobile, Telekomo nuk është mbrojtur në arbitrazh. Pra jo vetëm Dardafoni fitojë nga një kontratë skandaloze tash dëshiron t’i marr buxhetit të Kosovës edhe 30 milionë euro shtesë”

“Tash këto 30 mijë euro qysh kanë me i nda”, vazhdon tutje Konjufca. /Insajderi.com