Konjufca: Pse LDK-ja nuk reagoi kur u shkarkua Nekibe Kelmendi – spo mund t’i shkëputi vegëzat me Thaçin

Konjufca: Pse LDK-ja nuk reagoi kur u shkarkua Nekibe Kelmendi – spo mund t’i shkëputi vegëzat me Thaçin

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Kanjufca, në fjalimin e tij në Kuvend pyeti udhëheqësin e LDK-së, se ku ishin ata kur kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi kishte shkarkuar ish ministren, Nekibe Kelmendin.

 

Konjufca theksoi se një veprim i tillë për LDK-në ishte i pranueshëm kur e ndërmori Thaçi, por jo edhe kur e ndërmori kryeministri aktual, Albin Kurti.

“Unë kam një pyetje për udhëheqësin e LDK-së, ku ishte LDK-ja kur u shkarkua e ndjera z.Nekibe Kelmendi prej Hashim Thacit, Hashim Thaci e ka shkarkuar atë dhe LDK-ja e ka ulur kokën dhe ka vazhduar koalicionin. Pse, përgjigja është e thjeshtë sepse për këta shumë më i rëndësishëm është partneriteti afatgjatë dhe vegzat e mëparshme të cilat nuk po mund të shkëputen. Ne besuam se këto vegza do të shkëputen, por përkundrazi kjo nuk ndodhi, ato vegëza filluan të shfaqen”, tha Konjufca.

Tutje Konjufca theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet me agjendë të qartë, për pastrimin e vendit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Por sipas tij një gjë të tillë e pengoi LDK-ja, e cila sipas tij assesi s’mund të shkëputet nga vegëzat që e lidhin me Hashim Thaçin dhe PDK-në

“Ne i kemi fitu zgjedhjet me agjendë të qartë për me pru drejtësi në vend. Për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë vend. Kështu që këto argumente të LDK-së në mocionin e ngritur fare nuk qëndrojnë. Pra ato përbihen kur ministrat shkarkohen prej Hashim Thaçit por jo edhe prej Albin Kurtit”, tha ai.