Avdullah Hoti është kryeministër i Kosovës. Por, për Glauk Konjufcën kjo s’është e vërtetë. Për Konjufcën qeverinë e bëri Thaçi, ndërsa Hoti veç luan rol.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e kaluar, Glauk Konjufca, ka deklaruar se qeverinë e re të Kosovës që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, e ka mundësuar Presidenti i Kosovës në bashkëpunim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij Hoti është veç i vendosur aty si kryeministër, pa ndonjë rëndësi të madhe, njofton Insajderi.
“Unë mendoj që kjo qeveri pa Thaçin nuk do të mund të ndodhte, kjo është evidente”, pohoi Konjufca në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
“Këtu rolin kryesor më së paku e ka pasur Hoti, ai është i fundit për nga pesha dhe rëndësia. Qeverinë e ka bërë marrëveshja Thaçi – Mustafa”.
“Avullah Hoti është vetëm një aktor që luan rolin e kryeministrit. Kjo është bërë nga Mustafa e Thaçi për ta eliminuar Vetëvendosjen nga qeverisja, por kjo është vetëm dëshirë e shkurtër dhe e parealizueshme”./Insajderi.com