Konjufca: Shteti peng i emrit të Kadri Veselit

Konjufca: Shteti peng i emrit të Kadri Veselit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, edhe njëherë përsëriti qëndrimin se deptutetët e partisë së tyre  nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryetar Kuvendi, nëse ai propozohet si kandidat nga PAN.

Konjufca bëri thirrje që të mos humbet kohë në themelimin e institucioneve.

“Ne kërkojmë që nesër të thirret seanca. PAN të marr pjesë edhe të propozojë një kandidat të pranueshëm për kryetar Kuvendi”, tha Konjufca.

Ai tha se shteti është bërë peng i emrit të Kadri Veselit, për të cilin thotë se e bënë më të rëndësisshëm se Republika.