Konjufca: Siguruam aneksin e marrëveshjes për Drejtësi që u mbajt fshehtë

Konjufca: Siguruam aneksin e marrëveshjes për Drejtësi që u mbajt fshehtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka mbajtur fshehtë aneks marrëveshjen për Drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë, e cila i jep fuqi asaj brenda Kosovës.

“Aktgjykimet e Serbisë që nga 15 korriku 2013 që kanë të bëjnë me vendimet e gjykatave vendore cilësohen të vlefshme edhe në Kosovë”, ka thënë deputeti Konjufca, duke iu referuar aneksit të marrëveshjes për Drejtësi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është mbajtur qëllimisht e fshehur nga Qeveria e Kosovës sepse vendimet e gjykatave të Serbisë bëhen të vlefshme në Kosove”, ka shtuar më tej ai.

Ai ka thënë se kjo i demaskon gënjeshtrat dhe mashtrimet e Qeverisë.

“Po shihet fare qartë se kemi gjyqtarë dhe prokurorë nuk janë emëruar me konkurs, por i ka caktuar Vuçiqi”, ka thënë tutje deputeti Konjufca./Insajderi.com