Konjufca: S’ka paqe pa e pranuar Serbia krimin dhe Kosovën

Konjufca: S’ka paqe pa e pranuar Serbia krimin dhe Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nuk ka paqe derisa sa Serbia të pranojë krimet që ka bërë dhe ta njohë shtetin e Kosovës.

Gjatë homazheve në përvjetorin e masakrës së Rezallës, kryeparlamentari Konjufca ka theksuar se Serbia është mbushur me varre masive të shqiptarëve.

“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve qe i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë”, ka thënë ai.

Më 5 mars 1999  në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve./Insajderi.com