Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim sot kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin, njofton Insajderi.
Të ftuarit ia parashtruan Konjufcës dy kërkesa, pasi e uruan për marrjen e pozitës.
“Bashkë me deputetin e Shqiptarëve në Serbi, Argjend Bajramin sot takuam kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca. Konjufcën fillimisht e urova për zgjedhjen e tij në krye të kuvendit dhe rezultatin e fituar në zgjedhjet e fundit. Ndërsa theks të veçantë të këtij takimi kishim kërkesat tona drejtuar Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës: Fondin Kombëtar të Solidaritetit dhe Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Prishtinë-Beograd”, ka thënë Arifi.
“Zgjedhja e z. Konjufcës në organin më të lartë legjislativ është shpresë për proceset demokratike të Kosovës e që do të shërbej gjithashtu për stabilitetin politik në Republikë”. /Insajderi.com