Konjufca: Thikat ishin metafore për ndarje

Konjufca: Thikat ishin metafore për ndarje

Ish-ministri i Punëve të Jashtëm, Glauk Konjufca, ka komentuar marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit, ku ka sqaruar edhe “thikat” të cilat më parë “I kishte paralajmëruar Kurti për takimet në Uashington”.

Konjufca, ka thënë se “thikat ishin metafore për ndarje”, dhe sipas tij kjo ka “ndodhur”, pasi për herë të parë është përmendur Ujmani ne negociata, njofton Insajderi.

“Thika ishte lloj metafore për ndarje, ajo ndodhi. Ndodhi një lloj ndarje. Thikat nuk kanë brina. Kur është përmendur ndonjëherë Ujmani në një negociatë? Kjo pra është hera e parë. Ndodhi një ndarje e një resursi jetik të Kosovës. Resurset ujore janë ndër më të rëndësishmet, nëse jo më e rëndësishmja e një shteti”, tha ai.

Më tutje, zyrtari lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intërvistë për T7, tha se politikanët e Kosovës, “janë kthyer në shërbim të Vuçiqit”.

“Po ashtu, politikanët tanë janë kthyer në shërbim të Vuciqit. Tani kamionët e mallrat serbe do të mund të qarkullojnë lirshëm deri në Durrës. Çfarë humbi Vuciq në Uashington? Asgjë. Ai fitoi gjithçka. Çfarë i duhet tani atij Bashkimi Evropian kur i ka Edi Ramën e Avdullah Hotin? Parashihet që fitimet pas kësaj marrëveshje të rriten deri në 800 milionë në vit për Serbinë në jo më shumë”, potencoi  Konjufca. /Insajderi.com