Konjufca thotë se kanë biseduar për 40 çështje – ja për çfarë kanë rënë dakord

Konjufca thotë se kanë biseduar për 40 çështje – ja për çfarë kanë rënë dakord

Pas pëfundimit të takimit kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se sot me Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është diskutuar vetëm për temat ekonomike dhe harmonizimin e programit mes dy partive.

Ai tutje ka shtuar se gjatë këtij takimi janë ngritur diku 40 tema lidhur me ekonominë.

“Ne paraprakisht në takimin e fundit se jemi pas marrë vesh që ky takim të jetë vetëm për ekonomi, për masat që do t’i marrim për zhvillimin ekonomik dhe ashtu edhe ndodhi. Pra, ne për tri orë të tëra të cilat kanë qenë mjaft intesive folëm vetëm për këtë fushë, dhe mund të them se janë ngrit diku mbi 40 tema sa i kam shkru unë. Pra janë folur diku 40 çështje të ekonomisë, dhe mund të them se 90 për qind prej tyre jemi pajtu se çfarë vendimesh dhe çfarë reformash duhet të ndërmerrte qeveria e ardhshme.

Për disa 10 për qind ndoshta, për të cilat nuk kemi gjet dakordim ndoshta, do t’i kurorëzojmë në takimet e ardhshme”, ka thënë ai.

Konjufca nuk ka treguar për temat të cilat janë diskutuar me arsyetimin se kjo mund t’a çrregullojë mirëbesimin e negociatave.