Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Konjufca uron besimtarët ortodoks për Pashkët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë, njofton Insajderi.

“Uroj që Festa e Pashkëve ortodoks, kjo ditë e shenjtë, e cila në vetvete përmban ripërtëritjen e besimit tek ringjallja, të sjellë shëndet, mirësi e gëzim dhe të ringjallë në zemrat tuaja lumturi e dashuri për njëri-tjetrin”, ka thënë Konjufca.

“Po ashtu solidariteti, humanizmi, paqja, toleranca dhe besimi i ndërsjellë, si virtyte dhe vlera shoqërore, të jenë lajtmotiv mbizotërues mes nesh. Gëzuar për shumë mote Pashkët ortodokse”, thuhet në urimin e kryekuvendarit.

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Ditën e Pashkëve. /Insajderi.com