Konjufca viziton ASHAK-në

Konjufca viziton ASHAK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,  sot gjatë ditës pritet të vizitojë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Ky takim pritet të nis në ora 10:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. Sipas njoftimit Konjufca do të takojë kryetarin dhe Kryesinë e ASHAK-së.

Gjatë datës 17-18 qershor Konjufca ishte për vizitë në Hagë ku ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës./Insajderi.com