Pse heqja e një kushti në konkursin për rektor në Universitetin "Haxhi Zeka" mund të qojë në zgjedhjen e një rektori që nuk e vërteton se nuk është nën hetime.
Universiteti Publik “Haxhi Zeka” në Pejë ka hapur konkurs për rektor të ri, e cili mbyllet këtë javë.
Por për dallim prej viteve të kaluara, këtë vit, në këtë konkurs ka ndodhur një ndryshim, i cili mund t’ia humbë kredibilitetin Rektorit të Unviersitetit “Haxhi Zeka”.
UNHZ – ja në dy vitet e fundit ka shpallur dy herë konkurs për pozitën e rektorit.
Konkursi i parë është shpallur me 23.11.2015 Konkursi për Rektor i protokoluar 23.11.2015
Në këtë konkurs kanë qenë të parapara tri (3) kushte të përgjithshme dhe një (1) kusht më katër (4) nënkushte të veçanta, ku në pikën C kërkohej që kandidati për pozitën e rektorit duhet të sillte edhe dëshminë që ndaj tij nuk zhvillohen hetime.
Kjo do ti mundësonte Universitetit që të zgjidhte një rektor i cili ka një të kaluar të pastër dhe nuk ka pasur asnjëherë ballafaqim me drejtësinë, raporton Insajderi.
Por kjo kërkesë është hequr në konkursin e dytë i shpallur me 12.06.2017.Konkurs për zgjedhjen e Rektorit të UHZ-së 12.06.2017
Në këtë konkurs, të gjitha kushtet janë të njëjta më konkursin e dt. 23.11.2015 por, i mungon vetëm njëri, raporton Insajderi.
Mungon pikërisht kushti i veçantë gjegjësisht pika c, që nënkuptohet se tani kandidati për rektor nuk duhet të sjellë asnjë dëshmi që ndaj tij nuk janë duke u zhvilluar hetime.
Teksa konkursi ende është i hapur dhe emrat për rektor në këtë universitet pritet të bëhen publike gjatë javës në vazhdim, një gjë është e sigurtë, përzgjedhësit e rektorit të ri të Universitetit “Haxhi Zeka” do të kenë punë që të zgjedhin dhe të vërtetojnë se rektori është i pastër me drejtësinë./Insajderi.com