Konkursi i dyshimtë në AKI

Konkursi i dyshimtë në AKI

Edhe pse Agjencia e Inteligjencës është duke vepruar pas pasur shef dhe Inspektor, dy pozitat më të rëndësishme, ky institucion ka vazhduar me intervistimin e kandidatëve për punë.

Shefi i AKI-së dha dorëheqje para disa javëve kurse pozita e inspektorit është vakante që nga koha kur Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së, Shkëlzen Sopjanit, i ka përfunduar mandati në fund të muajit shkurt të këtij viti.

Pavarësisht kësaj, Agjencia e Inteligjencës e cila ka hapur konkurs për disa pozita në qershor të këtij viti, ka vazhduar “rekrutimi” i tyre.

Ajo ka kërkuar punëtor për  inteligjencë, përkthim anglisht-shqip dhe anasjelltas,  financa, kibernetikë, siguri fizike (inkurajohen edhe kandidatet e gjinisë femërore), shërbime mbështetëse administrative dhe për mirëmbajtje-higjienë.

Insajderi ka marrë vesh se kandidatët që kishin aplikuar për kanë filluar të merren në intervista.

Sipas ligjit për Agjencinë e Inteligjencës, ky institucion nuk guxon të mbes pa drejtues as një muaj.

Saktësisht ligji e specifikon se Presidenti i vendit dhe Kryeministri janë të obliguar që brenda 20 ditë pune pasi që pozita e shefit të AKI-së dhe Inspektorit të Përgjithshëm ka mbetur e lirë të emërojnë këta dy persona të rëndësishme.