fbpx

Konstatimi i deputetit të PDK-së që iu vodh arma me 7 fishekë

Konstatimi i deputetit të PDK-së që iu vodh arma me 7 fishekë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Andin Hoti, nuk e ka mohuar se atij i është vjedhur arma me shtatë fishekë gjatë ditës së djeshme, shkruan Insajderi.

I kontaktuar nga Insajderi, Hoti ka refuzuar të komentoj vjedhjen që i është bërë ati,j duke thënë se nuk mendon që është temë për publikun.

“Nuk po mendoj që ka ndonjë rëndësi të veçantë për publikun kjo temë”, ka thënë shkurt Hoti.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar sot për Insajderin se gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një rast vjedhje të një pistolete me shtatë fishek në një veturë.

“Rasti është vjedhje e rëndë, dje rreth orës 15:00 ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ dhe ne jemi duke u marrë me këtë rast. Nuk ka të arrestuar ende për këtë rast. Në veturën e tij ka qenë një çantë dhe një armë e cila është vjedhur”, ka thënë Ahmeti për Insajderin gjatë ditës.

Hoti arriti të bëhet deputetë për herë të parë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit. Ai po ashtu është djali i veprimtarit, Ukshin Hoti./Insajderi.com