Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të cilët kanë nënshtetësi kanadeze dhe që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kandaja drejt Kosovës përmes Stambollit, të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës, njofton Insajderi.
Kjo për arsye që të shmanget çfarëdo pengese nga autoritetet në aeroport për të fluturuar.
“Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me nënshtetësi kanadeze që këto ditë janë duke udhëtuar nga Kanadaja drejt Kosovës, përmes linjës së Stambollit, që të posedojnë me vete edhe ndonjë nga dokumentet e Kosovës (edhe te skaduara) në mënyrë që të shmanget çfarëdo pengese nga autoritetet në aeroport për të fluturuar”, thuhet në njoftim./Insajderi.com