Kontesti i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, Osmani do të takohet me Zaharievën

Kontesti i Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, Osmani do të takohet me Zaharievën

Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, javën e ardhshme do të ketë takim bilateral me ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në Sofje, njofton Insajderi.

Osmani nuk deshi të zbulojë më shumë detaje rreth takimit, por vetëm tha se ky takim duhet të ndodh për shkak se po afrohen ditët kur duhet të mbahet konferenca e parë ndërkombëtare.

Ai më tej njoftoi se komisioni i përzier i historianëve ka arritur hapa konkret dhe takimi i tyre do të vazhdoj gjatë ditës.

“Grupet punuese vazhdojnë të punojnë. Presim që sot të vazhdojnë të punojnë. Mendoj se kanë bërë hapa konkret, por vërtetë do të ishte e dëmshme që të mos shfrytëzohej kjo dinamikë që është e imponuar edhe në raportet në mes neve politikanëve, por edhe e komisioneve nga të cilët presim të takohen dhe të gjejnë zgjidhje” tha Osmani.

Në takimin me Osmanin, euro-ambasadori Dejvid Gir deklaroi se me rëndësi është që diskutimi të vazhdojë, të mbahet konferenca ndërkombëtare dhe të nis procesi integrues.

“Ajo që është me rëndësi ta them është se duhet të vazhdoj diskutimi. Tani duhet të arrihet Marrëveshje për kornizën nogociuese, si një pikë referuese në bisedimet për anëtarësim në BE dhe pastaj do të mund të kemi konferencë ndërkombëtare që ta fillojmë vetë procesin. Shpresojmë se ajo do të ndodh sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Insajderi.com