Kontesti maqedono-bullgar, nuk ka përparim

Kontesti maqedono-bullgar, nuk ka përparim

Për konceptin “histori e përbashkët” nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk është bërë asnjë hap gjatë tre viteve që nga nënshkrimi i dokumentit, akuzon ish presidenti bullgar, Georgi Përvanov, njëherësh historian dhe themelues i partisë Alternativa për rilindje bullgare”.

Ai thotë se asgjë reale nuk ka ndodhur pas marrëveshjes dhe se është dashur të ketë punë dhe rezultate në dy drejtime. “Së pari, definicioni ‘histori e përbashkët’. Për mua, kjo do të thotë shkuarje shkurt dhe qartë se popullata në Maqedoninë e tanishme të Veriut, në Maqedoninë e Vardarit me shekuj deri në dekadat e para të shekullit 19 ka ekzistuar identiteti nacional bullgar.

Ndërsa organizata revolucionare në këtë periudhë ka pasur qëllime dhe detyra nacionale bullgare. Për periudhën më pas nuk debatojmë, e njohim të drejtën e dallueshmërisë së vëllezërve tanë nga Shkupi” tha Goergi Përvanov, ish president i Bullgarisë.

Përvanov kujtoi konstatimin e kryeministrit të Maqedonisë së veriut Zoran Zaevit dhe Bojko  Borisovit në vitin 2017 kur thonin “se jemi popujt më të afërt në Ballkan”.

Por si rezultat i ngjarjeve në tre vitet e fundit tani jemi popujt më armiqësorë në Ballkan. Këtu tashmë është një katastrofë e paparë për çështjen maqedonase, ka thënë ish presidenti bullgar Përvanov.Nga ana tjetër, në Bruksel sa vijnë e shtohen zërat që thonë se kontestet bilaterale nuk guxojnë të frenojnë procesin e brendshëm reformues. /Insajderi.com