
Një shtetas serb është arrestuar nga Departamenti i Policisë Kufitare në rajonin e Ferizajt gjatë së shtunës, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari ka kontrabanduar 10 shtetas afganë, të cilët pas përfundimit të procedurave, janë vendosur në Qendrën e Azilit në Magurë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj 29.08.2020 – 18:55.Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti ka kontrabanduar dhjetë (10) shtetas Afgan, të cilët pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magurë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com