
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së martë gjatë patrullimet me dron janë konfiskuar 12 patentë shoferë në komunën e Gjakovës, shkruan Insaderi.
Sipas policisë , plani operativ me “DRON” është implementuar në këto lokacione: Rruga Rahovec-Suharekë në fshatin Opterushë, si dhe fshatrat Ponoshec dhe Bec.
“Gjatë këtij plani janë konfiskuar 12 patentë shoferë për tejkalime në vende të ndaluara me shenja horizontale, kthesa dhe tejkalime të kolonës së mjeteve”, ka shkruar policia në një njoftim .
Më tej, thuhet së “Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”./Insajderi.com