Koordinatori për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka kujtuar 10 vjetorin e vendimit të GJND-së.
Koordinatori Shtetëror për Dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka kujtuar 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në të cilin u konfirmua fakti se pavarësia e Kosovës nuk ishte kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
Kjo kishte thyer pretendimin e Serbisë që pavarësia e Kosovës është e njëanshme.
Hyseni i cili ishte pjesë e ekipit të Kosovë, ka shkruar në Facebook rreth vendimit të GJND-së së 22 korrikut 2010.
“Dhjetë vjet pas, nga Serbia, dhe jo vetëm ajo, bëhen përpjekje që ora të kthehet mbrapa, duke bërë thirrje absurde që të bisedohet për statusin e Kosovës. Kjo nuk bën të ndodhë, nuk duhet të ndodh, nuk guxon të ndodh dhe NUK DO TË NDODHË”, ka shkruar ndër tjerash Haseni në Facebook.
Vendimi i GJND-së kishte hapur një kapitull të ri për Kosovën. /Insajderi.com/