Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka zhvilluar sot takime të ndara me udhëheqësit e tri njësive he" />

Koordinim për luftimin e drogës, trafikimit njerëzor dhe korrupsionit

Koordinim për luftimin e drogës, trafikimit njerëzor dhe korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka zhvilluar sot takime të ndara me udhëheqësit e tri njësive hetimore të Policisë së Kosovës, përkatësisht me Njësitin për hetimin e trafikimit të drogës, qenieve njerëzore, dhe krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Gjatë këtyre takimeve me hetuesit policorë janë biseduar për rezultatet e deritanishme, për nivelin e krimit nën kompetencën territoriale të kësaj prokurorie dhe intensifikimin e veprimeve dhe mënyrave të bashkëpunimit duke ndërtuar strategji konkrete me qëllim të luftimit të kriminalitetit. Të inkurajohen të gjithë qytetarët të cilët kanë informata për kryesuesit e këtyre veprave penale që të njëjtit t’i raportojnë te Policia e Kosovës, ose te prokurorët kujdestarë.

Takime të kësaj natyre do të mbahen edhe pas dyjave për të vlerësuar dhe koordinuar për veprimet e mëtejshme për luftimin e këtyre dukurive negative që preokupojnë shoqërinë, thuhet në komunikatë për media.