Korab Sejdiu: Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet

Korab Sejdiu: Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet

Avokati dhe ish deputeti I Aleanca Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka thënë se Gjykata Speciale, nuk mund të zhbëhet, pavarësisht se sa e padrejtë është.

“Përpjekjet tona të përgjithshme dhe qëllimi ynë duhet të jetë që ta mbajmë të pastër luftën e UÇK-së. Përpjekjet tona tash duhet të fokusohen në mbrojtje të denjë të dhe jo të shpenzojmë përpjekje koti që ta zhbëjmë diçka që ka përfunduar. Krimet individuale s’mund t’i atribuohen luftës së shenjtë të popullit shqiptar për ta mbrojtur pragun e shtëpisë”, tha fillimisht Sejdiu në Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Gjithashtu, ai ka komentuar situatën e cila është duke ndodhur, mbi mos-konfirmimin e aktakuzave për Thaçin dhe Veselin, duke I quajtur të dyshimta dhe kontroverse.

“Gjykata punon në bazë të rregullores, ku në një pikë të saj thuhet që gjyqtari i procedurës paraprake duhet të merr një vendim brenda gjashtë muajve. Por kjo periudhë kohore ka skaduar. Por njëkohësisht ky rregull thotë se aktakuza duhet të bëhet publike më së largu deri në paraqitjen e parë të të pandehuri para gjyqtarit të procedurës paraprake. Pra, janë një mori rregullash që e adresojnë këtë çështje. Rregulli tjetër thotë që paraqitja e parë e të pandehurit duhet me ndodhë brenda shtatë ditësh prej kur i pandehuri e ka pranuar aktakuzën. Është edhe një rregull shtesë që thotë se kur aktakuza konfirmohet duhet t’i dorëzohet të pandehurit pa vonesa të përligjura”, shtoi ai./Insajderi.com.