Korab Sejdiu kundërshton Hashim Thaçin edhe në Kushtetuese

Korab Sejdiu kundërshton Hashim Thaçin edhe në Kushtetuese

Deputeti Korab Sejdiu ka bërë një hap më tutje në kundërshtimin e veprimit të presidentit Hashim Thaçi lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare.

Sejdiu ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kundërshtim ndaj kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi për interpretimin e Nenit 18 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

“Pavarësisht vendimeve nga e kaluara, mbesim me shpresë për një vendim të drejtë nga kjo Gjykatë që tani ka një përbërje të re”, shkruan Sejdiu në Facebook.