Koronavirusi, dyshohet se është prekur edhe një shqiptar

Koronavirusi, dyshohet se është prekur edhe një shqiptar

Një shqiptar mendohet se është prekur nga koronavirusi vrasës që ka ngjallur frikë në mbarë botën. Ai mban dokumentet britanike, sipas raporteve në media, ndërsa lajmin nuk konfirmohet nga autoritetet amerikane.

Por “Klan” ka mësuar në mënyrë të pavarur, se pikërisht personi që është diagnostifikuar me virusin e fundit kinez në aeroportin e Los Angelos, menjëherë sapo avioni me të cilin udhëtonte që po vinte nga qyteti Wuhan, është shtetas shqiptar, me dokumente britanike, por me kombësi kosovare.

Ndërkohë, ka raporte sipas të cilave ai mund të jetë edhe nga veriu I Shqipërisë. Personi në fjalë po udhëtonte nga qyteti kinez i Wuhanit, aty ku edhe shpërtheu virusi vdekjeprurës, drejt Los Angeles për një vizitë familjare tek e motra.

Ai thuhet të jetë rreth të 40-tave dhe në Wuhan, punonte për një kompani britanike. Burri është ndjerë keq gjatë udhëtimit në avion dhe në momentin që ka zbritur në Los Angeles, thuhet të jetë diktuar nga kamerat e instaluara në aeroport dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tij paraqitet e rënduar, por duket se nuk përbën rrezik për jetën.