Java e fundit ka qenë fatkeqe për Kosovën, madje gjatë ditës së djeshme u raportuan 141 raste duke shënuar rekord të zi që nga shfaqja e pandemisë.
Të martën 141 raste u regjistruan me COVID-19 sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Kjo ishte shifra më rekorde në kuptimin e zi prej se pandemia filloi në Kosovë me rastet e para gjatë muajit mars.
Java e kaluar e sidomos pesë ditët e fundit kanë qenë rrjedhshmëri e rritjes së rasteve pozitiv me COVID-19. Dita e djeshme shënon ditën e dytë ku brenda 24 orëve të regjistrohen mbi 100 raste.
Statistikat janë alarmuese pasi shumë vende më të mëdha se Kosovë me Bashkimin Europian kanë raportime të rasteve relativisht njëjtë me Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar manualin për mbrotje nga COVID-19, ndërsa Instituti Komëbtar i Shëndetit Publik ka apeluar që së paku gjatë dy javëve të ardhshme të mbahen maskat. /Insajderi/