Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes një komunikate për media ka njoftuar mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet relevante rreth situatës epidemiologjike të Koronavirusit COVID 19.
“MAShTI deri më tani ka zbatuar të gjitha rekomandimet që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe është duke shqyrtuar mundësinë që, në bashkëpunim me MSh dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të merren masa të tjera në përputhje me situatën”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu bëhet me dije se MAShTI dhe MSH do të kërkojnë që kjo çështje të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar./ Insajderi.com