Koronavirusi: Shifra që japin shpresë nga Shqipëria

Koronavirusi: Shifra që japin shpresë nga Shqipëria

Pavarësisht se numri i të prekurve me COVID-19, rritet dita-ditës, shpresat se do ta fitojmë këtë betejë janë të mëdha teksa sheh shifrat e të shëruara.

Në një deklaratë për mediat, gjatë përditësimit të të dhënave për vendin tonë, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico deklaroi se 15 janë shëruar përgjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, numri në total i të shëruarve ka shkuar në 232, transmeton Balkanweb.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 52 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 13 raste, Durrës me 1 rast dhe Hasi me 1 rast. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.”, tha Fico.