Koronavirusi- Shpend Ahmeti thotë se sot çdo hap i vogël është i rëndësishëm

Koronavirusi- Shpend Ahmeti thotë se sot çdo hap i vogël është i rëndësishëm

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është bërë desinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 5 në lagjen Dardania dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente.

Ahmeti, përmes një postimi në profiling e tij në Facebook, ka shkruar se sot çdo hap i vogël është i rëndësishëm, përcjell insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Sot u bë desinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 5 në lagjen Dardania dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente.

Çdo hap i vogël është i rëndësishëm!

Nuk kemi kërkuar kurrë diçka më të lehtë nga ju.

Për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj ju lutemi që të rrini në shtëpi.

#Rrinshpi/Insajderi

Fotografia e Shpend Ahmeti