Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se problemet teknike në Termocentralin “Kosova B”, do të shkaktojnë ndalje të rrymës në orën 00:00, shkruan Insajderi.
Sipas komunikatës, KEK thotë se ndalja është e detyrueshme si pasojë e situatës së krijuar.
“Ndryshe, i gjithë stafi teknik dhe profesional janë të mobilizuar që të rregullohen sa me shpejt këto probleme dhe sa më parë të kthehet në prodhim “Blloku B2””, ka thënë KEK në një komunikatë për medie.