Korrupsion, krime lufte e trafik organesh – Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi njerëzit e PDK-së

Korrupsion, krime lufte e trafik organesh – Cilat janë akuzat që rëndojnë mbi njerëzit e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka larguar të gjithë bashkëpartiakët  që kanë aktakuza në organet e drejtësisë, për luftimin e korrupsionit brenda PDK-së.

Me këtë vendim  që mori kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli,  janë liruar nga detyra ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Nijazi Kryeziu, të cilët janë në procese gjyqësore.

Ish-kryetari i Skenderajt dhe një herësh edhe antarë i PDK-së, Sami Lushtaku ishte i akuzuar për veprën penale “shtytje për keqpërdorim të pozitës zyrtare ose të autorizimit” dhe ‘arratisje nga QKUK-ja” për gjatë kohës që ndodhej në paraburgim për rastin ‘Drenica’.

Ish-kryetari i degës së PDK-së në Klinë  Sokol Bashota ishte i akuzuar  që së bashku me tre persona kishin përfituar jashtëligjshëm banesat me eksponentët e partive të tyre poltike.

Një tjetër kryetar dege i PDK-së që ka problem me ligjin  është Qemajl Mustafa.

Mustafa kishte mbajtur postin e kryetarit të Komunës së Gjilanit për dy mandate, deri në 2013, kur në krye të Gjilanit ishte rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së.

Mustafa akuzohet për kurdisje të tenderëve gjatë kohës së ushtrimit të detyrës si kryetar i Komune.

Ndaj Beqajt, për më shumë se një vit është ngritur aktakuzë për veprën penale shkelja e statusit të barabart të shtetasve dhe banorëve të republikës së Kosovës, në rastin e Pronto për të cilën Insajderi në vitin 2016 kishte publikuar përgjime nga biseda me Adem  Grabovcin.

Para 20 ditëve Gjykata e Apelit, ka vërtetuar akuzën ndaj të akuzuarve në rastin “Pronto”. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri Besim Beqaj, i cili u shkarkua sot nga Veseli.

Bashke më të para gjykatës do të dalin edhe Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Xhavit Dakaj, Njazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Ismet Neziraj dhe Rexhë Abazi.

Kurse raporti i hulumtues Dik Martit i cili është prezantuar para  47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës në Paris ka akuzuar  Presidentin aktual, Hashim Thaçi, për lidhje me krimin e organizuar, trafikun e drogës në pesë vende, dyshimet për masakrat e UÇK-së me robërit te “Shtëpia e Verdhë” në Mat, klinika në Tiranë dhe Fushë-Krujë dhe dëshmitë e pengjeve para se tu merreshin organet që shiteshin në Perëndim.

InDoks në këtë episod do të sjell në mendjen e publikut momentet të cilat e përshkruajnë dekadën e parë të PDK-së në pushtet. Me procese gjyqësore të figurave të fuqishme të saj në vend dhe me akuza për krime morbide për liderët e saj jashtë vendit. Me suksese kozmetike e me dështime spektakulare. Nga një parti që dilte e para në një parti që i duhen dhjetar subjekte të tjera në koalicion që të guxojë që të hyjë në garë.