Kortezhi me arkivolin e trupit të pajetë të veprimtarit të Kombit, Adem Demaçi, ka arritur te varrezat të lagjes në Velani.
Përfaqësues të lartë shtetërorë si dhe numër i madh i qytetarëve e kanë përcjellë kortezhin që nga sheshi “Skenderbeu” deri në Velani, ku pritet të përcillet për në banesën e fundit.
Veprimtari Demaçi, vdiq në moshën 82 vjeçare. Në ora 12:00 do të varroset pak metra larg varrit të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.