KOSID: Bordi i ZRRE jo funksional

KOSID: Bordi i ZRRE jo funksional

Zyra Rregullatore e Energjisë momentalisht është me bord jofunksional, për arsye se kryesuesi të bordit dhe dy anëtarëve të tjerë i ka përfunduar mandati në majin e të këtij viti.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë, momentalisht është me bord jofunksional. Kjo për shkak se kryesuesit të bordit, Krenar Bujupit, i ka përfunduar mandati me 15 maj 2017 dhe në anën tjetër, bordit i mungojnë edhe dy anëtarë të tjerë. Njërit i kishte skaduar mandati në shtator të vitit 2016 ndërsa tjetri kishte dhënë dorëheqje në tetor 2016. ZRRE-së i duhet kuroumi prej 3 anëtarëve për të marrë vendime. Aktualisht, janë vetëm dy anëtarë në këtë bord, çka e bën këtë bord jo funksional”, thuhet në një reagim të Konsorciuimi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Konsorciuimi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm ka kërkuar nga qeveria e Kosovës të vazhdoj me procesin e propozimit të anëtarëve në bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Konsorciuimi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës të vazhdoj me procesin e propozimit të anëtarëve në bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energji. Asnjë rrethanë politike nuk duhet të ndalë konkursin publik për propozimin e anëtarëve të bordit të ZRRE-së”, thuhet ndër tjerash në komunikatën dërguar për media.

Ata kërkojnë nga institucionet përkatëse të qeverisë që të respektohet ligji dhe të propozoj emrat për kryesues të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

“Inkurajojmë Qeverinë përkatësisht Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik që të respektoj obligimin ligjor që del nga Ligi Nr. 05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë dhe Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Ambasadës Britanike dhe të propozojë emrat në bazë të konkursit publik tashmë të përfunduar”, shkruhet në reagimin e tyre.

Gjithashtu ata bëjnë të ditur se konkursi për plotësimin e dy anëtarëve tjerë të bordit është hapur në mars të këtij viti gjashtë muaj pa u liruar pozitat e këtyre anëtarëve.

“Konkursi për plotësimin e dy pozitave për anëtar bordi është hapur me 14 mars 2017. Pra konkursi ishte hapur pesë, përkatësisht gjashtë muaj pasi ishin liruar pozitat”, thuhet në dekaratën dërguar për media Konsorciuimi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.  /Insajderi.com