Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar sot liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës, shkruan Insajderi.
Në llogarinë e tij në ” Twitter” Kosnett publikoi një fotografi nga ambientet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë ku ka shkruar se Kosova nuk duhet të varet vetëm nga remitencat e diasporës por të shfrytëzojë diasporën për investime.
Ai më tej, tha së diaspora e arsimuar dhe të përkushtuar janë mundësi që Kosova duhet të shfrytëzojë.
“Diskutime produktive me liderët e Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës. Kosova duhet të tejkalojë mbështetjen e saj nga remitencat e diasporës, të stimulojë investime të shënjestruara dhe të shfrytëzojë njohuritë dhe ekspertizën e diasporës së saj të arsimuar dhe të përkushtuar”, ka shkruar Kosnett./Insajderi.com
Productive discussions with Pan-Albanian American Congress (@PaacPan) leaders today. Kosovo needs to move past its reliance on remittances, incentivize targeted investments, and tap into the knowledge and expertise of its educated, engaged diaspora. pic.twitter.com/AQaPxXUYEp
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) July 6, 2021