Kosnet: Merrni pjesë në votimin për presidenten

Kosnet: Merrni pjesë në votimin për presidenten

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet, ka reaguar pak minuta para se të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikën e Kosovës, njofton Insajderi.

Kosnet në “Twitter” u ka bërë thirrje deputetëve të marrin pjesë në këtë seancë duke siguruar kuorum për zgjedhjen e presidentit.

“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin e Asamblesë për President. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, tha ai./Insajderi.com