Kosnett: Askush mos të dyshoj në mbështetjen e Amerikës për Kosovën

Kosnett: Askush mos të dyshoj në mbështetjen e Amerikës për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ishte prezent në tubimin për nder të 20-vjetorit të masakrës së Mejës.

Nga Meja ai konfirmoi që mbështetja e Amerikës ndaj Kosovës do të vazhdojë duke konfirmuar kështu që raportet mes ShBA-ve dhe Kosovës nuk kanë ndryshuar.

Në fjalimin e tij Kosnett deklaroi që Amerika është e përkushtuar për të ardhmen e Kosovës e që sipas tij paraqet një trashëgimi të thellë për ata që vdiqën që Kosova të jetë e lirë.

“Askush mos të dyshojë sa e thellë apo e qëndrueshme është miqësia mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Mbështetja e Amerikës ndaj qëllimit për paqe, drejtësi dhe mbarësi për Kosovën dhe fqinjët e Kosovës mbetët e qëndrueshme. Përkushtimi i Amerikës për të ardhmen e Kosovës paraqet një trashëgimi të thellë për ata qe vdiqën qe Kosova të jete e lirë”, tha ai.

Kosnett u shpreh se Kosova dhe vendet fqinje duhet të pranojnë të diskutojnë, duke nënkuptuar se për këtë Serbia të pranojë fajësinë për krimet e kryera para 20 vitesh, ndërsa edhe në Kosovë të gjykohen ata që dyshohen për krime.

“Per hir të gjeneratave që vijnë pas e nxis popullin e Kosovës dhe fqinjët tuaj të pranoni dhe të diskutoni drejtpërdrejtë për çastet e errëta të historisë suaj te përbashkët. Për disa kjo do të thotë pranim të realitetit të fushatës së spastrimit etnik të sponsorizuar nga regjimi i Millosheviqit, qe rezultoi me vrasjen dhe zhdukjen e mijëra dhe për t’u siguruar qe përgjegjësit të japin llogari të plotë. Për popullin e Kosovës duhet të nënkuptojë qe ju dhe demokracia juaj t’i përmbahet një parimi më të lartë dhe të sigurojë llogaridhënie për të gjithë ata individë qe kanë kryer krime gjatë dhe pas luftës përkundër realitetit të hidhur se shumë fajtorë tjetër kund i janë shmangur drejtësisë deri tash”, tha Kosnett.