Kosnett: Fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës

Kosnett: Fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, u ka bërë thirrje liderëve politikë të rajonit që fati i të pagjeturve të mos mbetet peng i politikës, njofton Insajderi.

Ai këtë thirrje e ka bërë me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Zhdukur.

Në një postim në Twitter, ambasadori amerikan ka thënë se e vlerësojnë përparimin e fundit që është bërë në këtë drejtim.

“Në këtë Ditë Kombëtare të Personave të Zhdukur, ne vlerësojmë përparimin e fundit në nivelin e punës. Por, pas mbi dy dekadash, familjeve ende u mungon përgjigja për të dashurit e tyre. Për të gjithë udhëheqësit politikë të rajonit: fati i të zhdukurve nuk duhet të jetë peng i politikës”, ka shkruar Kosnett./Insajderi.com