Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar se marrëveshja për linjën Prishtinë – Beograd është fillimi i një të ardhme të ndritur për Kosovën dhe Serbinë.
Kosnett ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për të arritur marrëveshjen për fluturime në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në profilin e tij zyrtar në Twitter, ai ka shkruar se kjo është një fitore për regjionin.
Tutje, ai ka falënderuar të deleguarin e Trumpit në dialog, Richard Grenell.
“Presidenti Trump dhe ekipi i tij kanë punuar shumë për ta arritur këtë marrëveshje, që është vetëm fillimi i një të ardhme të ndritur për shokët tanë në Kosovë dhe Serbi. Ky hap është një fitore për regjionin. Faleminderit ambasadorit Grenell për lidershipin e tij”, ka shkruar Kosnett.
President Trump & his team worked hard to reach this agreement, which is only the beginning of the bright future for our friends in #Kosovo and Serbia. As @POTUS said yesterday, this step is a win for the region. Thanks to Ambassador Grenell & NSA O’Brien for their leadership. https://t.co/OujvieCIcL
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) January 21, 2020