Kosnett: Gabim shuarja e Task – Forcës

Kosnett: Gabim shuarja e Task – Forcës

Ambasadori i Shteteve të Bashkurara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se vendimi i qeverisë për të shuar Task-Forcën kundër korrupsionit ka qenë i gabuar, njofton Insajderi.

“Mendoj se ka qenë vendim i gabuar pasi task-forca kundër korrupsionit ka qenë shumë efektive. Nëse do të modifikohej kjo Task-forcë do të ishte diçka normale”, është shprehur ambasadori amerikan ne emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë thotë se edhe shkarkimi i disa drejtorëve të institucioneve ka krijuar percepsionin te popullata se është bërë për shkaqe politike.

Kosnett nuk ka dashur të përgjigjet nëse pas vjedhjes së dy milionë euro dikush është dashur të japë dorëheqje.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të shohin një hetim serioz për këtë rast. Nuk është puna ime që të them se duhet të shkarkohet dikush…Njerëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre dhe gabimet që ndodhin në institucionet e tyre”./Insajderi.com