
Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha se gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës, njofton Insajderi.
Ai u shpreh se këtë e kanë dëshmuar edhe votuesit.
“Megjithëse shpesh të pakredituara, gratë udhëheqëse kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e Kosovës. Votuesit e inkurajuar e pranuan me shumicë dërrmuese këtë, duke siguruar që më shumë gra se kurrë do të kenë role kryesore publike në ndërtimin e të ardhmes së # Kosovës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! # IWD2021”, ka shkruar ai./Insajderi.com