
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Serbi, Anthony Godfrey.
Kosnett përmes profilit të tij në Twitter, ka shkruar se pret të bashkëpunojë me ambasadorin e ri në Beograd për të arritur paqe në rajon.
“I lumtur t’i uroj mirëseardhje në Ballkan, mikut tim Anthony Godfrey, ambasador i ri i SHBA-së në Serbi. Mezi pres në vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me ambasadën amerikane në Beograd në arritjen e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit në rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter.