Kosnett ka një pyetje interesante për qeverinë e ardhshme

Kosnett ka një pyetje interesante për qeverinë e ardhshme

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka nisur që tash t’i shtroj pyetje qeverisë së ardhshme.

Ai në një shkrim në Tëitter, ka treguar për një gjetje të Zyrës së Auditorit, dhe bazuar në të ka ngritur edhe një pyetje.

“Zyra Kombëtare e Auditimit kishte paralajmëruar që udhëtimet e qeverisë së Kosovës ishin të panevojshme dhe të kota”.

“Donatorët janë zotuar që nuk do të financojnë udhëtime për punë të llojit të hartimit të strategjive dhe seancave të shkrimit, të cilat mund të bëhen lehtësisht edhe në Kosovë. A do ta bëjë edhe qeveria e re të njëjtën gjë?”, ka pyetur Kosnett, shkruan Insajderi.

Ndryshe sot janë takuar kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe kryetari i LDK, Isa Mustafa. Të dy kanë thënë se janë pajtuar për program 100% dhe është paralajmëruar se marrëveshja për bashkëpunim do të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

“Të hënën finalizohet marrëveshja për koalicion”