Kosnett kujton dy pilotët e NATO-s që ranë në Kosovë

Kosnett kujton dy pilotët e NATO-s që ranë në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar dy pilotët e ushtrisë amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët kanë vdekur më 5 maj të vitit 1999, njofton Insajderi.

Helikopteri i pilotëve Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forcave Aleate.

“Këtë fundjavë, ne kujtojmë pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert të cilët vdiqën në 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forca Aleate”.

“Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre të Prizrenit për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Insajderi.com