Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm që Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) do të vazhdojë të mbështes zhvillimin e Kosovës, njofton Insajderi.
Në një postim në Tëitter, Kosnett ka shkruar:
“Lajm i shkëlqyeshëm. MCC riafirmoi mbështetjen e saj për një zhvillim të vazhdueshëm kompakt në Kosovë”.
Të mërkurën Bordi i Drejtorëve të MCC zgjodhi edhe Kosovën në mesin e shumë vendeve që do të vazhdojnë t’i mbështesin për zhvillimin e tyre.
MCC siguron grante të kufizuara në kohë për vendet në zhvillim që përmbushin standarde rigoroze për një qeverisje të mirë, nga luftimi i korrupsionit deri te respektimi i të drejtave demokratike. Ajo merr një qasje të ngjashme me biznesin, me angazhime themelore për të dhëna, përgjegjshmëri dhe vendimmarrje të bazuar në prova./Insajderi.com
Excellent news: the @MCCgov reaffirmed its support for continuing compact development in Kosovo.https://t.co/Cz6hkkVixU
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) December 17, 2020