Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur pas takimit që ka zhvilluar të martën me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.
Gjatë këtij takimi, Kosnett tha se kanë diskutuar hapat e radhës për formimin e qeverisë së re.
Përmes një postimi në Twitter, ai tha se e ka uruar Osmanin dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
“U takova me u.d së presidentit Vjosa Osmani për të uruar atë dhe popullin e Kosovës për rezultatin e zgjedhjeve dhe diskutuam hapat e radhës për formimin e qeverisë së re. Ne mezi presim që të punojmë me të dhe me qeverinë e re, sapo të formohet, për të adresuar sfidat kritike dhe synimet e përbashkëta”, ka shkruar ambasadori Kosnett./Insajderi.com