Kosnett për Konventën e Stambollit: Do t’i avancojë të drejtat e grave

Kosnett për Konventën e Stambollit: Do t’i avancojë të drejtat e grave

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar lidhur me miratimin e amandamentit që e përfshin në Kushtetutë Konventën e Stabollit, gjë që u votua me 93 vota për, përfshirë 17 të pakicës, në seancën e kaluar të Kuvendit të kosovës.

Ai ka thënë se miratimi i Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës ka për qëllim “mbrojtjen e grave nga të gjitha format e dhunës dhe parandalimin, ndjekjen penale dhe eliminimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

Kosnett përmes një postimi në Tëitter, tha se përmes kësaj Konvente Kosova po përafrohet me vlerat Euro-Atlantike.

“Miratimi unanim i Asamblesë së Kosovës të #Konventës së Stambollit përparon të drejtat e grave, kundërshton dhunën ndaj grave dhe demonstron edhe një herë # shtrirjen e Kosovës me vlerat Euro-Atlantike”, ka shkruar Kosnett. /Insajderi.com