
Ka përfunduar takimi ndërmjet ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnnet dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njëherësh është kandidat për kryeministër, njofton Insajderi.
Pas përfundimit të takimit, Kosnett nuk është prononcuar për media.
Deri më tani nuk është konfirmuar arsyeja e vizitës.
Kujtojmë se, një ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, Kosnett ka përgëzuar Kosovën për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike duke thënë se Amerika qëndron krah Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë parti fituese në këto zgjedhje, e pasuar nga Partia Demokratike dhe në vendin e tretë Lidhja Demokratike e Kosovës.Top of Form/Insajderi.com